“Vangjeli, baba për herë të dytë”

“Vangjeli, baba për herë të dytë”

857
SHPËRNDAJE

Kristi Vangjeli ishte heroi i Skënderbeut mbrëmjen e djeshme në fitoren 1-0 ndaj Teutës në gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë. Mbrojtësi korçar me golin e tij i ka dhënë një avantazh të madh korçarëve, dhe pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli” u shpreh:

FESTA E GOLIT – “Festova në atë mënyrë sepse do të bëhem baba për herë të dytë, nuk e dimë ende djalë a vajzë, por nuk ka rëndësi tani. Dëshiroja të festojë që ndaj Partizanit, por nuk ishte e mundur, ndaj festova sot. Uroj ta bëj sa më shpesh të kemi mundësi, duke ndihmuar skuadrën”.

POZICIONI – “Nuk e kam problem të luaj në të dy krahët e mbrojtjes. Kjo më favorizon më shumë për t’u futur nga brenda dhe më ndihmon të realizoj. Ndihem mirë, jam i kënaqur për këtë fitore”.

ECURIA – ” E drejtë, e dimë që është një problem për të cilin e kemi fajin ne. Në ndeshjet e fundit kemi krijuar shumë lojë e raste, por nuk kemi shënuar. Shpresoj që në vazhdim të shënojmë më shumë, nuk ka rëndësi kush shënon, sepse gabojmë shumë raste për shënim”.

KUPA – “Në fakt ka kohë që i jemi përkushtuar kupës, që nga ndeshjet kundër Laçit. Vlerësojmë shumë çdo ndeshje, nuk ka rëndësi kompeticioni”.

FLAMURTARI – “Më vjen keq që nuk do të jem në Vlorë për kartonë, sepse dëshiroja ta ndihmoja sa më shumë skuadrën. Kisha kohë që isha me dy kartonë de po ruhesha, por ndeshja me Partizanin ishte e ashpër dhe nervoze. Kam shënuar në Vlorë, më vjen keq që nuk do të jem”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU