Vangjeli: Humbje e vështirë për t’u pranuar

Vangjeli: Humbje e vështirë për t’u pranuar

612
SHPËRNDAJE

Më i zhgënjyer nga kjo humbja e Partizanit ka dalë Kristi Vangjeli. Mbrojtësi korçar për SuperSport u shpreh:

“E vështirë për t’u pranuar kjo humbje, sepse kemi luajtur më mirë, duke sulmuar gjithë ndeshjen. Partizani krijoi vetëm një rast për shënim, dy herë na erdhi në total në 90 minuta në portë, ndaj nuk di ç’të them, jemi shumë të mërzitur dhe ky rezultat na ka zhgënjyer shumë”

DISTANCA ME RIVALËT – E sigurt është që ne e kemi çuar këtë distancë në -5 pikë, është faji ynë, i lojtarëve, jo i drejtuesve dhe trajnerit. Na takon ne të bëjmë kthesën.

SULMI – Nuk është vetëm faji i sulmit, sepse e gjithë skuadra merr pjesë në fazën sulmuese, ndaj kemi faj të gjithë. Kemi ndryshuar edhe lojtarë në krahasim me sezonin e shkuar, por nuk është justifikim, duhet të rregullojmë gjithçka vetë.

A është ky momenti më kritik i Skënderbeut këto vitet e fundit? Po, e vërtetë, sepse kemi 2 ekipe përpara, jo një. Megjithatë, janë edhe 9 javë, ka ende përballje direkte, kalendarin e kemi të vështirë në krahasim me kundërshtarët, por duhet ta tregojmë forcën tonë dhe nëse luajmë kështu, jam i kënaqur, edhe nëse nuk fitojmë më asnjë ndeshje.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU