Vendos James, Skënderbeu fiton dhe në Gjirokastër

Vendos James, Skënderbeu fiton dhe në Gjirokastër

88
SHPËRNDAJE

Skënderbeu nuk e ndal hapin e saj në luftën për titullin kampion në këtë sezon. Ekipi bardhekuq i është kundërpërgjigjur fitoreve të Kukësit e Partizanit, teksa ka marrë suksesin e pestë radhazi në kampionat.

Kampionët aktualë kanë arritur të marrin një fitore të vuajtur, por mëse të merituar në transfertë ndaj Luftëtarit me rezultatin e ngushtë 0-1. Ka qenë një përballje mjaft e fortë dhe e luftuar nga të dy ekipet, por në fund fatin e saj e ka vendosur një gol i Xhejms që ka vlerën e tre pikëve të arta duke i mbajtur sërish të pandryshurara distancat me kreun e renditjes.

Nigeriani shënoi në minutën e 49’ golin e vetëm të ndeshjes për t’i dhënë avantazhin skuadrës së Skënderbeut, e cila arriti ta mbrojë atë deri në fund duke dalë e fituar nga një fushë mjaft e vështirë si ajo e Gjirokastrës.

Ndërkohë, Luftëtari zhvilloi një ndeshje të mirë por pa mundur dot të shmangë humbjen ndaj kampionëve bardhekuq, por që gjithsesi mbetet sërish në vendin e katërt që është edhe objektivi kryesor i tyre këtë sezon.

Kategoria Superiore – Java 31

E diel, më 30 prill, ora 16:00
Stadiumi “Gjirokastra”, Gjirokastër

Luftëtari – Skënderbeu 0-1

Goli: Xhejms Adeniji 49′

Luftëtari: Miraka, Liçaj, Rapa, Beqiri, Zguro, Mutumane, Aleksi, Rroca (Pedro Bengui 68′), Bregu, Abazaj, Rexhinaldo.
Trajner: Mladen Milinkoviç

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Jashanica, Radas, Mici, Xhejms, Osmani (Muzaka 18′), Orelesi, Gavazaj (Reza Karimi 63′), Latifi, Salihi
Trajner: Ilir Daja

Gjyqtarë: Eldorian Hamiti, Ilir Tartari, Paulin Simoni, Emirion Sino

Kartonë të verdhë: Aleksi 28′, Ramadani 65′, Rapa 73′, Lamçe 82′ / Gavazaj 35′, Xhejms Adeniji 45’+3, Orelesi 60′

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU