Vujoviç: Na mungoi fati, premtoj gola vendimtarë

Vujoviç: Na mungoi fati, premtoj gola vendimtarë

472
SHPËRNDAJE

Pas debutimit me fanelën bardhekuqe ku vetëm fati i mohoi golin e parë me Skënderbeun, që do të bënte më të bukur këtë debutim, Goran Vujoviç është totalisht i përqëndruar tek takimi i rradhës me bardhekuqtë. Në një prononcim ekskluziv për ‘Panorama Sport’ sulmuesi malazez bën një permbledhje të muajit të parë me fanelën e Skënderbeut ndërsa duket i bindur se do të kalojë kufirin e 13-15 golave në sezon.

Goran, ke debutuar me Skënderbeun, si ka qënë për ty ky debutim?

Ka qënë një ditë e veçantë për mua pasi bëja prezantimin e parë zyrtar në europa Ligë me Skënderbeun për më tepër para publikut korçar. Mund të them se ka qënë një debutim deri diku i mirë, me pak më shumë fat do të kishte qënë debutimi i ëndërruar nga të gjithë. Por do të provoj herës tjetër.

Në vetëm dy goditje të portës ke prekur tri herë shtyllën. Një rast unikal ky?

Sigurisht, të vjen çudi ta mendosh. Nuk më kishte ndodhur asnjëherë më parë një gjë e tillë. Duket qartë se fati nuk ka qënë në anën time këtë herë. Por kjo nuk do të thotë se këstu do të vijojë gjithmonë. Shpresoj që fati të rikthehet shpejt pse jo që në ndeshjen e kthimit në Andorrë.

Cilat janë karakteristikat e Vujoviç për ata që iu njohin pak?

Është shumë e sikletshme kur flet për veten, por jam një sulmues që më pëlqen të lëviz edhe pa top dhe të vihem në shërbim të ekipit. Ndoshta kjo është diçka që më bën të përshtatem shpejt me grupin. Nuk jem ende plotësihst i përshtatur dhe kemi pak vështirësi por me kalimin e ditëve gjithçka do të kthehet ok.

Jeni një këmbë e majtë apo e djathtë?

Luaj me të djathtën dhe ajo është këmba ime, por brenda zonës së reptësisë nuk bëj diferenca, njësoj i kam të dyja. Si ka shkuar deri tani përshtatja me Skënderbeun. Jam bashkuar me ekipin në fazën përgatitore dhe mund të them se po ecën gjithçka mirë. Grupi më ka pritur mirë shumë dhe kjo ,a bën më të thjeshtë përhstatjen. Kam një mik si Marko Radas me të cilin jam ndjerë menjëherë si në familje.

Si ju duket Skënderbeun nga afër?

Për dy javë që jam në ekip është një ekip i mirë, një ekip që luan në sulm dhe kërkon gjithmonë fitoren. Por e thashë edhe më sipër, kam vetëm dy javë dhe ende nuk njihemi mirë në ekip, pasi duhet edhe pak kohë që gjithçka të bëhet më harmonike.

Nga Buduçnost tek Skënderbeu, cilat janë ngjashmëritë dhe dallimet?

Janë të dy ekipe shumë të mira që liftojnë gjithmonë për tituj. Buduçnost, vjet lutoi për titull dhe arriti ta fitojë në fund, edhe KF Skëderbeu këtë vit do të luftojë për titull dhe shpresoj ta fitojmë. Luajnë të dy si ekipe në sulm dhe kundërshtarët gjithmonë mbyllen përballë tyre. Këto janë të përbashkëtat përveçse kanë në ekip lojtarë mjaft të mirë. Skënderbeu ka diferencën që ka histori më shumë në Europë.

Sa gola premton Vujoviç tek skënderbeu?

Është paksa pyetje e sikletshme që nuk më pëlqen të bëj premtime. Por besoj se duke parë edhe cilësinë që ka ekipi i Skënderbeut, do të arrij të kaloj kufirin e 15 golave në sezon. Shpresoj të jenë të gjithë gola vendimtarë.

Shpesh do t’iu krahasojnë me Salihin apo me Pejiç. Do ju vijë keq?

Jo, aspak. Tifozët kanë të drejtë të bëjnë çfarë të duan dhe të krahasojnë me cilin do lojtar. Unë do të përpiqem të krijoj profilin tim në Korçë. Nuk do të më vinte aspak keq pasi Salihi ka qënë një sulmues i kombëtares tuaj dhe ëhstë një super idhull për tifozerinë. Por edhe unë do të dij si të fitoj zemrën e tifozëve.

Ky ishte debutimi juaj më i mirë?

Besoj se nga rastet që kam krijuar është debutim i mirë në përgjithësi, por asnjëherë nuk ka qënë debutimi kaq i pafat. Do të ishte i mirë në maksimum nëse do të shënoja edhe një gol. Por edhe kështu nuk ishte keq.

Çfarë i mungoi të enjte Skënderbeut?

Besoj se na mungoi fati. Kapëm tre shtylla, humbëm një penallti dhe shpërdoruam raste pafund, por fati ndoshta nuk ishte me ne në atë takim. Megjithatë jam i bindur se në Andorrë gjithçka do të shkojë ndryshe.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU