Zeka: Mirënjohës klubit dhe drejtuesve

Zeka: Mirënjohës klubit dhe drejtuesve

974
SHPËRNDAJE

Një vit e gjysëm më parë, klubi dhe drejtori sportiv Haris Fakic do ti besonin një djaloshi nga Kosova, fanellën bardhekuqe, fillimisht Agim Zeka do të luante për një sezon me ekipin e të rinjve Under-19 atje ku Zeka shfaqi talentin e tij duke qënë titullar i padiskutueshëm dhe një forcë mjaft e madhe për ekipin e të rinjve drejt fitimit të titullit kampion, madje 18 vjecari do të shënonte dhe një gol të mrekullueshem në finalen e fituar ndaj Partizanit.

Klubi zyrtarizoi sot kalimin me sukses te Zekes në kampionatin Frances tek Lille OSC. Pas këtij kalimi sulmuesi do të shprehej për webin zyrtar të klubit mjaft i lumtur për këtë kalim duke falenderuar drejtuesit e klubit për këtë arritje.

“Jam mjaft i lumtur për këtë transferim. Kam kaluar në një ndër kampionatet më të forta të europës dhe shpresoj që me shumë punë dhe përkushtim të arrij një ditë të jem pjesë e formacionit. Dua të falenderoj për këtë kalim, drejtuesit e klubit në veçanti Presidentin Takaj dhe drejtorin Haris Fakiç. I jam mirënjohës klubit për këtë arritje të madhe. Erdha tek Skënderbeu një vit e gjysëm më parë ku arrita të shpallem dhe kampion me ekipin e të rinjëve. Eksperiencë që nuk do e harroj kurrë. Falenderime dhe për menaxherin tim Shkumbin Qormemeti për besimin e tij karshi meje”, u shpreh Agim Zeka

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU