Zhbllokohet Salihi, fiton Skënderbeu

Zhbllokohet Salihi, fiton Skënderbeu

250
SHPËRNDAJE

Hamdi Salihi kthehet të shënojë dhe duket se kjo i nevojitej Skënderbeut të rikthehej te fitoret. Në ndeshjen e parë në shtëpi gjatë muajit Dhjetor, korçarët fituan 2-0 supersfidën e javës së 16-të të Kategorisë Superiore përballë Tiranës.

Një ndeshje e nisur praktikisht në avantazh, me Salihin që hapi serinë e golave vetëm pas 4 minutave lojë. Pas 9 javëve pa gol në kampionat, të shtrira në harkun kohor të dy muajve e gjysmë, bomberi shkodran rigjeti rrugën e rrjetës pikërisht përballë ish-skuadrës së tij, nderkohe qe Latifi 5′ minuta nga fundi do te mbyllte takimin duke shenuar dhe golin e dyte dhe te sigurise.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU