Daja: E merituam fitoren

Fitorja ndaj një rivali direkt si Kukësi krijon edhe më shumë bindjen se Skënderbeu i këtij sezoni nuk ka rivalë. Trajneri Ilir Daja gjithsesi e shmang euforinë, duke theksuar që e kënaq loja, që jep garanci për të ardhmen.

“E kemi merituar fitoren, sepse kemi patur shumë situata para portës së kundërshtarit. Jemi ndëshkuar në një goditje standarde. Kemi luajtur mirë në pjesën e dytë dhe kemi gabuar në një moment. Pas daljes së Vangjelit e qarkulluam mirë topin dhe merituam fitoren. Loja e sotme është garanci për të ardhmen, por duhet të jemi me këmbë në tokë.”

Përsa i përket mungesës së Sowe, Daja theksoi se një skuadër si Skënderbeu ka lojtarë të tjerë për fazën sulmuese që mund të bëjnë shumë mirë.

“Të gjithë lojtarët që ishin sot në fushë bënë më të mirën dhe e minimizuan mungesën e Sowe. Nuk është vetëm James, kemi edhe lojtarë të tjerë që mund të përshtaten në sulm”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.