Ekipi i rikthehet përgatitjeve në Tropikal Resort

Pas 3 ditësh pushim total, ekipi i është rikthyer sot përgatitjeve në fushë në kuadër të ndeshjes ndaj Flamurtarit, e vlefshme për javën e 10-të të kategorisë superiore.

Paraprakisht u zhvillua një analizë e shkurtër dhe më pas nën drejtimin e trajnerit Daja, lojtarët kanë nisur programin stërvitor në ‘Tropikal Resort’, atje ku do të zhvillohen përgatitjet për ndeshjen e radhës.

MUNGESAT – Trajneri Daja dhe stafi teknik do të zhvillojë përgatitjet pa praninë e disa lojtarëve titullarë të ekipit, lojtarë të cilët janë grumbulluar me kombetaret respektive. Sabien Lilaj, Ali Sowe, Fidan Aliti dhe Suad Sahiti do të jenë të angazhuar me ekipet kombëtare ndërkohë mbrojtësi Bajram Jashanica i duhet të qëndrojë edhe një javë pushim për shkak të dëmtimit të pësuar ndaj Vllaznisë në shpatull.

Përgatitjet do të vijojnë nesër pasdite, ora 15:15 në fushën me bar natyral të kompleksit ‘Tropikal Resort’.

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *