Lilaj: Krenari të veshësh fanellën kuqezi

Sabiel Lilaj ka dalë në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes miqësore që ekipi ynë përfaqësues do zhvillojë me Turqinë ditën e hënë.

Mesfushori bardhekuq ka dhënë opinionin e tij para gazetarëve të pranishëm në Antalya në lidhje me rikthimin me ekipin kombëtar, trajnerin Panuçi si dhe ecurinë pozitive me ekipin e Skënderbeut.

KOMBËTARJA – “Jam i kënaqur që jam grumbulluar sërish me Kombëtaren pas kaq shumë kohësh, është kënaqësi të rikthehesh dhe të veshësh fanelën kuqezi. Jam përgatitur mirë dhe shpresoj që nesër të rikthehem dhe të luaj disa minuta në këtë takim. Në çdo ndeshje duhet të zbresësh në fushë për të marrë një rezultat të mirë. Do zbresim në fushë të japim maksimimuni, më të mirën tonë, pse jo të marrim dhe një fitore”.

ROLI – “Sigurisht, roli im në skuadër është para mbrojtjes, aty ndihem mirë, pasi jam në të njëjtin rol që luaj dhe te Skënderbeu”.

TRAJNERI – “Nuk e kisha takuar më parë trajnerin, këtu është hera e parë, por nuk është e rëndësishme kjo gjë, për mua e rëndësishme është që të luash, të japësh maksimumin dhe ai të mbetet i kënaqur”.

Lilaj ka folur shkurtimisht dhe për ecurinë e Skënderbeut në kampionat, ku është shprehur shprehur: “Këtë sezon e kemi nisur mirë, kemi marrë pikët maksimale, nuk besoj se ka ndonjë ekip që mban të njëjtin ritëm përgjatë gjithë  sezonit. Besoj se dhe ne do kemi vështirësi, por shpresoj të ndodhin sa më vonë”.

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *