Ujqërit shkëlqejnë me ekipet kombëtare

E hena fantastike në kampin bardhekuq. Fitojnë Shqipëria, Kosova dhe Gambia me Lilaj, Aliti, Sahiti dhe Sowe që luajnë dhe shkëlqejnë duke vijuar dhe me ekipet përfaqësuese formën pozitive të treguar me Skënderbeun.

SABIEN LILAJ – “Ekipo kombëtar ka marë sot një fitore në Antalia ndaj Turqisë vëndase, takim në të cilin e nisi si titullar dhe Sabien Lilaj. Mesfushori energjik u vlerësua maksimalisht nga mediat pas ndeshjes për performancën e shkëlqyer në qëndër të mesfushës kuqezi. Rikthim si protagonist madje trajneri Panuçi i kishte besuar Korçarit dhe goditjet standarte. Lilaj luajti për 86′ minuta.

ALITI & SAHITI – Kosova ka marrë një fitore historike 4-3 me përmbysje ndaj Letonisë, takim në të cilin Fidan Aliti e nisi nga minuta e parë në të majtë të mbrojtjes duke zhvilluar nje takim mjaft pozitiv ndërsa Sahiti u aktivizua për 15′ minuta pasi zëvëndësoi Berishën në të 75′ minutë. Aliti tregoi siguri në krahun e tij madje duke sakrifikuar për disa minuta si pasojë e një lëndimi. Mbrojtësi bardhekuq u zëvëndësua në minutën e 83′ nga Thaqi duke fituar duartrokitjet e publikut në Mitrovicë”.

ALI SOWE – “Gambia ka fituar 2-1 miqësoren me ekipin kombëtar të Marokut (seleksionim me lojtar vëndas). Sowe luajti për 70′ minuta në këtë takim duke ndihmuar ekipin e tij të arrijë fitoren.

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *