Barazim në Vlorë, Ujqërit mbeten të pathyeshëm

Permbledhje

Flamurtari-Skënderbeu 1-1

Shënues: Bicaj 38’/ Muzaka 88′

Mbyllet 1-1 sfida i javës së 10-të në stadiumin Flamurtari të Vlorës. Një gol i Gjergji Muzakës pak minuta përpara fundit ruan pathyeshmërinë e skuadrës bardhekuqe këtë sezon.

Një barazim ky për Skënderbeun që vlen sa një fitore pasi erdhi përballë një rivali direkt dhe duke patur parasysh ndalesat e Kukësit dhe Partizanit, skuadra e Dajës ruajti avantazhin prej 7 pikësh në renditje ndaj vendit të dytë.

Në Vlorë vendosën dy ish pasi në pjesën e parë Flamurtari gjeti epërsinë me golit e Ditmar Bicajt që e kishte të thjeshtë të shtynte topin drejt rrjetës pas asistit perfekt të Sidibes, ndërkohë në minutën e 88-të kur Flamurtari po shkonte drejt fitores, Muzaka goditi saktë me kokë pas krosimit të Vangjelit duke bërë që në stadium të pllakoste heshtja.

GOL FLAMURTARI! 38′ – Harkimi i Hoxhajt gjen devijimin e Sidibes, që e përcjell topin për te Bicaj, i cili fare pranë portës vetëm e shtyn topin drejt rrejetës.

GOL SKËNDERBEU! 88’ – Vangjeli harkon saktësisht te Vangjeli një top mjaft të bukur, brenda zone, ku Muzaka me kokë realizon golin e barazimit.

Formacionet Zyrtare

Flamurtari: Nurkoviç, Bicaj, Siljanovski, Jakovljeviç, Musta, Sidibe (Hyseni 46′), Zhufo, Useini, Hoxhaj (Kamara 73′), Danilo Alvesh (Neziraj 84′), Bushiç. Trajner: Shpëtim Duro

Skënderbeu: Shehi, Radas, Vangjeli, Aliti, Mici, Osmani, Taku, Shkodra (Muzaka 56′), Xhejms, Gavazaj (Sahiti 74′), Soue Trajner: Ilir Daja

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *