Daja: I kënaqur me pjesën e dytë

ANALIZA E NDESHJES – “Barazimi ishte rezultati më i drejtë pasi e filluam jo mirë pjesën e parë në kundërshtim me lojrat tona që kemi bërë duhej të ishim më të qetë. Mirëpo edhe mungesat bëjnë të tyrën pasi janë lojtarë si Lilaj. Kemi vënë disa herë në trysni ekipin kundërshtar i cili na goditi me goditje standarte. Jam i kënaqur për mentalitetin e fituesit që shfaqëm pjesë ne dytë. Nga pjesa e parë nuk jam i kënaqur dhe lojtarët që futen duhet të mbajnë ritmin e 11-tëshes bazë. Po mbajtëm këtë ritëm që kemi treguar deri tani besoj që jemi në rrugë ne duhur. Edhe sot shfaqëm dy tablo por ekipi ka mentalitetin i cili duhet të tregohet edhe nëpërmjet zhvillimit të lojës dhe nuk duhet ti lëmë gjërat të shkojnë jo mirë në fraksionin e parë të lojës e në të dytën ti përmirësojmë ato”

I pyetur në lidhje me veprimin e Donjet Shkodrës, tekniku Daja u shpreh: “Do ta shikoj me qetësi veprimin. Brenda ekipit duhet të jetë ajo çka është kryesorja, fryma Brenda grupit. Ndoshta ka qënë I mërzituar me paraqitjen më tepër sesa më zëvëndësimin por të gjithë kemi dozë emocionale të shtuar pas lojës e kështu që do ta sqarojmë këto episode nëse xhesti ka qënë në kundërshtim me rregulloren e brendshme të klubit”

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *