Ekipi mbyll përgatitjet për Dynamo Kiev

Ekipi ka mbyllur sot përgatitjet në kuadër të ndeshjes së 5-të të grupeve të Europa League ndaj Dynamo Kiev.

Në ndryshim nga ndeshjet e tjera, klubi vendosi të zhvillojë përgatitjet zyrtare në ‘Tropikal Resort’, atje ku ekipi qëndron i grumbulluar prej dy ditësh.

Nën drejtimin e stafit teknik, ekipi zhvilloi pasdite dhe stërvitjen zyrtare në prag të ndeshjes ku tekniku bardhekuq, Ilir Daja ka dhënë dhe instruksionet e fundit të besuarve të tij.

GJËNDJA E EKIPIT – “2 rikthime të rëndësishme për trajnerin Daja në prag të sfidës. Stafi mjekësor ka arritur të rikuperojë në kohë dy lojtarët e dëmtuar, Bajram Jashanica dhe Sabjen Lilaj. Nëse Sabjeni do ta nisë takimin nga minuta e parë, Jashanica me shumë mundësi do e nisë këtë takim nga stoli”

Takimi ndaj Dynamo kiev do të zhvillohet nesër, ora 21:05 në stadiumin ‘Elbasan Arena’ pa praninë e tifozëve.

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *