Përgatitjet për YB vijojnë në Tropikal

Ende pa u mbushur 24 ore nga ndeshja me Kukësin, ekipi ka zbritur në fushë nën drejtimin e stafit teknik.

Trajneri Ilir Daja e ndau grupin në dy pjesë gjatë seancës stërvitore të zhvilluar sot paradite tek anekset e stadiumit ‘Skënderbeu’. Lojtarët të cilët u aktivizuan titullarë ndaj Kukësit zhvilluan një seancë ‘shtrydhëse’ ndërsa pjesa tjetër e grupit zhvilloi një seancë të plotë.

Ekipi ka mbyllur përgatitjet në Korçë dhe nga sot pasdite do të grumbullohet në ‘Tropikal Resort’ në Durrës, atje ku do të vijojnë përgatitjet intesive për ndeshjen e radhës ndaj Young Boys, e vlefshme për Europa League.

Pavarësisht se fatet e skuadrave që shkojnë me tej janë përcaktuar në grupin B, lojtarët ndihen mjaft të motivuar në prag të takimit te fundit dhe në Bern do të synohet një tjetër rezultat pozitiv për ta mbyllur pozitivisht ‘fushatën’ europiane të Skënderbeut këtë sezon.

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *