Ekipi mbyll përgatitjet për Young Boys

Ekipi ka mbyllur sot përgatitjet për ndeshjes e 6-të dhe të fundit të grupeve të Europa League ndaj BSC Young Boys.

Në ndryshim nga transfertat e tjera, stafi teknik ka preferuar të zhvillojë stërvitjen zyrtare në Shqipëri dhe më pas të udhëtojë drejt Bernit.

GJËNDJA E EKIPIT – “Trajneri Daja duhet të bëjë në këtë takim pa disa nga titullarët. Ali Sowe ka humbur edhe këtë ndeshje si pasojë e tërheqjes muskolare. Sulmuesi ka udhëtuar drejt Serbisë ku do i nënshtrohet trajtimit të Doktoreshë Marjana. Gjithashtu mungojnë Nespor dhe Dita i cili vuan frakturën e pësuar në dorë ndaj Partizanit. Në dyshim mbetet Marko Radas i cili ka ndjerë shqetësime fizike dhe rrezikon të mos jetë as në stol.

JAMES ADENIYI – Sulmuesi i vetëm në listën e lojtarëve që janë të gatshëm për Young Boys nuk është pajisur në kohë me Vizë nga shteti Zvicerian. Drejtuesit e klubit kanë bërë çmos për zgjidhjen e situatës por deri më tani jemi hasur me refuzimin e ambasadës pasi jo të gjitha shtetet ‘Shengen’ kanë dhënë aprovimin për dhënien e vizës.

Takimi ndaj Young Boys zhvillohet ditën e enjte, ora 19:00 në ‘Stade de Suisse’.

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *