Ujqërit kalojnë në çerekfinale të kupës

FT’ KF Skënderbeu 3-1 (4-1) Besëlidhja

Shënues: Kelmendi 3’ 84’ Demte 74’ / Kamara 27’

Formacioni – Teqja, Lulaj, Jashanica, Aliti, Pëllumbi, Shkodra, Demte, Nimaga, Sahiti, Gripshi, Kelmendi.

U aktivizuan – Afrim Taku, James Adeniyi, Gledi Mici

Skënderbeu ka arritur të kualifikohet për në çerekfinale të kupës pasi fitoi me rezultatin e përgjithshëm 4-1, dy takimet e luajtura ndaj Besëlidhjes.

Të besuarit e trajnerit Daja fituan sot 3-1 takimin e kthimit të luajtur në stadiumin ‘Besa’ të Kavajës.

Stafi teknik e nisi këtë takim me disa ndryshime në formacion ku ju besua një vënd titullari, portjerit Teqja, Pëllumbit, Demte, Gripshit, Lulaj dhe Kelmendit.

Pjesa e parë e takimit do të mbyllej me shifra të barabarta 1-1 pasi Kamara për Besëlidhjen do të barazonte golin e Kelmendit të shënuar në minutën e 3-të të takimit.

Rezultati nuk dha garanci për kulaifikimin dhe detyroi trajnerin Daja të aktivizojë në fraksioninne dytë të lojës, Afrim Takun, Gledi Mici dhe James Adeniyi.

Zëvëndësimet e kryera shtuan ritmin dhe manovrën sulmuese të ekipit i cili gjeti dhe dy gola të tjerë me anë të Demte dhe Kelmendin, gola të cilat çuan ujqërit në dhomat e zhveshjes me rezultatin përfundimtar 3-1.

Skënderbeu kualifikohet për në çerekfinale të kupës atje ku do të ndeshet me Teutën.

Takimi i parë luhet në 31 janar në Korçë, ndërsa i kthimit në 14 shkurt në Durrës.

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *