Daja: Çdo fitore i jep qetësi ekipit

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka folur pas fitores 3-1 në Lushnjë dhe për Supersport.

“Në çdo fushë futemi për fitore. Çdo fitore i jep qetësi ekipit. Ditën e martë që do bëjmë analizën, secili lojtar do shikojë performancën me video. Në fushë hidhen të gjithë lojtarët që japin maksimumin. Nuk e kishim menduar fitore të lehtë, sikurse e tregoi loja. Duhet të përshtateshim me terrenin dhe duhet ta zgjidhnim që pjesën e parë, qoftë edhe më gjuajtje nga jashtë zone. Nuk e vendosëm në diskutim fitoren, por më shqetëson fakti që pësojmë nga goditjet standarde”.

LOJA – “Mendoj që mund të ndërhyhet në momentin që ekipi ka çbalancime, pavarësisht se nuk u përshtatën me terrenin. Nuk mundet që një ekip si Korça, që ka si element qarkullimin e topit, ta ndryshojë mënyrën e lojës me një ditë. Nuk luajmë me top të gjatë, por mund të tentonim me goditjet nga distanca”.

MANOVRA SSULMUESE – “Çdo lojtar, pavarësisht pozicionit, duhet të marrë pjesë në dy fazat e lojës. Kur kundërshtari nuk të shqetëson, veç pasit të gjatë, pak rëndësi ka pozicioni ku luan. Soue kishte probleme fizike, pasi ka pak që është rikthyer. Theksi i lojës tonë, përveç rezultatit, është edhe spektakli”

MERKATO “Çdo ekip ka nevojë për merkato. Nuk do doja në numër, kemi nevojë në sulm, sepse duhet të kemi disa alternativa. Soue ishte shumë i ngarkuar dhe kur u dëmtua kishim probleme. Do mendojmë për sulmin dhe më pas do zbresim më poshtë, duke analizuar ku duhet të përforcohemi për të vijuar me rezultatet e mira”

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *