Ekipi fillon përgatitjet anti-Teuta

Pas dy transfertave në kampionat ndaj Laçit dhe Lushnjës, ekipi i është rikthyer përgatitjeve në Korçë.

Nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja dhe stafit teknik, lojtarët kanë zbritur në fushën me bar natyral sot në mesditë ku u zhvillua një seancë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e fundit të këtij viti ndaj Teutës.

GJËNDJA E EKIPIT – Në gjëndje optimale grupi bardhekuq pas asaj fitoreje 1-3 në Lushnjë që rriti edhe me tepër diferencëm e pikëve me ndjekësit. Rikthehet në dispozicion të trajnerit Gledi Mici dhe Tefik Osmani ndërkohë që gjatë javës do shihet edhe gjëndja e mesfushorit Bruno Dita.

GRUPI – Të gjithë lojtarët kanë qënë sot në dispozicion të trajnerit Daja, përveç Radas, Jashanica, Vangjeli, Aliti dhe James të cilët kanë zhvilluar një seancë në palestër si pasojë e ngarkesës fizike nën drejtimin e asistentit Gentjan Liçi.

VANGJELI – Mbrojtësi bardhekuq përkundër asaj që është pasqyruat në media nuk ka plotësuar numrin e kartonave të verdhë dhe do të jetë në dispozicion të stafit për ndeshjen e së premtes ndaj Teutës.

Ju njoftojmë se ndeshja e javës së 16-të, Skënderbeu-Teuta do të luhet ditën e premte, 22 dhjetor, ora 13:00 në stadiumin ‘Skënderbeu’.

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *