Ilir Daja, një vit bardhekuq

4 janar 2017, presidenti Ardjan Takaj do të prezantonte para mediave dhe ekipit trajnerin Ilir Daja. Ka kaluar plot 1 vit prej zyrtarizimit në krye të ekipit bardhekuq të trajnerit që theu ‘rekordet’ e futbollit Shqiptar në europë por mbi të gjitha drejtoi ekipin si të barabartë ndaj rivalëve ‘big’.

Nën drejtimin e Ilir Dajës, ekipi zhvilloi 57 ndeshje në vitin që lamë pas duke përfshirë ndeshjet e kampionatit, kupës dhe europës duke fituar 35 prej tyre, barazuar 14 dhe duke humbur vetëm 8 prej tyre.

Në një vit kalendarik vetëm 3 humbje në kampionat, ndaj Partizanit dhe Kukësit në sezonin 2016/17 dhe ndaj Laçit në sezonin aktual.

Si asnjë ekip tjetër, Skënderbeu i drejtuar prej tij ka mesatarisht 500 pasime për ndeshje dhe duke përfshirë dhe ndeshjet europiane, ky ekip mban topin mesatarisht 56% për ndeshje.

Statistikat nuk flasin rastësisht për Ilir Dajën.

Nën drejtimin e tij, Skënderbeu kaloi 4 raunde eliminatore në europë si asnjë ekip tjetër Shqiptar dhe luajti si i barabartë ndaj të gjithë rivalëve në grupe. Absolutisht performanca më pozitive e një klubi shqiptar në europë brënda një sezoni me 5 fitore, 5 barazime dhe 4 humbje.

4 janar 2018,

Nëse dikush e uron Ilir Dajën për sukseset e arritura, ai përgjigjet gjithmonë: “Ia dolëm të gjithë bashkë”. Ndaj dhe ne sot, të gjithë bashkë, si një familje i urojmë strategut Ilir Daja edhe shumë vite me fanellën bardhekuqe, madje edhe më të suksesshme.

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *