“Ekipi mbyll përgatitjet në Tropikal”

Ekipi ka mbyllur sot përgatitjet në ‘Tropikal Resort’ në Durrës dhe nesër në orët e para të mëngjesit do të udhetojë drejt Antalya ku do zhvillohet mini faza përgatitore e dimrit.

Ekipi ka zhvilluar një seancë stërvitore paraditen e sotme në fushën me bar sintetik ndërkohë në përfundim u zhvillua dhe një test brënda grupit ku stafi teknik u njoh më nga afër me gjëndjen fizike të lojtarëve.

Ekipi fitues i seancës stërvitore

Ekipi do të udhëtojë nesër drejt Turqisë ku do të akomodohet në ‘Titanic Beach Lara Hotel’. Stafi teknik ka programuar 2 seanca stërvitore për ditën e parë të përgatitjeve në Antalya.

Në ndryshim nga çfarë ishte parashikuar, duke pasur parasysh edhe shtyrjen me një javë të kampionatit, klubi ka vendosur të qëndrojë 3 ditë më shumë në Antalya dhe do të rikthehet në Shqipëri në datën 19 janar.

Gjatë 2 javëve në Antalya, ekipi do të zhvillojë 3 ndeshje miqësore ndaj Busraspor, Besiktas dhe Vitorul.

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *