”Daja: Jam i kënaqur me lojën”

Menjëherë pas ndeshjes kundër Beshiktashit, trajneri i skënderbeut Ilir Daja është shprehur mjaft i kënaqur për paraqitjen e ekipit të tij.

“Jam i kënaqur me të gjithë lojtarët për paraqitjen që kanë bërë në këtë takim pasi me të vërtetë kemi bërë një ndehsje mjaft të mirë. Kemi pasur shumë mundësi për shënim dhe përballë një ekipi si Beshiktash që është një nga më të mirët në arenën europiane duke kaluar edhe grupet e Champions Ligës. Kemi pasur shumë mundësi shënimi dhe mund të kishim marrë një rezultat pozitiv por portiere i tyre ka bërë katër ndërhyrje vendimtare. Prandaj e them se jam i kënaqur me të gjithë lojtarët që ishin present në këtë takim, kanë bërë një ndehsje mjaft të mirë. Në fund edhe rezultati në këto takime nuk është i rëndësishëm pasi janë thjesht miqësore, dhe për këtë mund të them se loja është ajo që më intereson.”– përfundoi shkurtimisht Daja

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *