3 muaj aktivitet, statistikat ‘flasin’ për ujqërit

3 muaj aktivitet, statistikat ‘flasin’ për ujqërit

679
SHPËRNDAJE

Pas 3 muajsh aktivitet mes europës dhe kampionatit, të besuarit e trajnerit Ilir Daja do të shijojnë disa ditë pushim si pasojë e ndeshjeve kombëtare të vlefshmë për Rusi 2018.

Të mësuar edhe me 3 ndeshje në vëtëm një javë, 10 ditë në dispozicion për të përgatitur javën e 5-të mund të kumbojë edhe si luks për stafin teknik dhe trajnerin Ilir Daja.

Në 3 muaj aktivitet, ujqërit kanë zhvilluar plot 14 ndeshje mes Europa League dhe superligës ku statistikat flasin në favor të klubit bardhekuq. Skënderbeu nisi rrugëtimin e tij europian në 29 qershor në stadiumin ‘Skënderbeu’ ku fitoi me minimalisht 1-0 me Sant Juliá.

Që prej asaj mbrëmje, Ujqërit nuk u ndalën për asnjë moment duke kaluar plot 4 raunde në një kompeticion europian si asnjë ekip tjetër Shqiptar dhe duke siguruar kalimin në grupet e Europa League për herë të 2-të në historinë e klubit bardhekuq.

Veç europës, të besuarit e trajnerit Daja kanë nisur kampionatin me një ‘marsh’ më shumë së të tjerët duke shkuar në pushimin ndërkombëtar në vëndin e parë, 10 pikë pas 4 javësh por mbi të gjitha duke fituar ndaj dy rivalëve për titull.

Në 100 ditë aktivitet, Skënderbeu ka zhvilluar plot 14 ndeshje duke fituar 7 takime, barazuar në 5 prej tyre dhe duke humbur vetëm 2. Kemi shënuar 22 gola dhe kemi pësuar vetëm 11 pa llogaritur ndeshjen e kupës ndaj Mamurrasit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU