Agon Elezi, zyrtarisht bardhekuq

Prej sot, Agon Elezi është zyrtarisht futbollist i KF Skënderbeu.

18-Vjeçari ka konkretizuar sot akordin paraprak të arritur me klubin duke firmosur kontratën që e lidh me KF Skënderbeu për 3 vitet e ardhshme.

Elezi u bashkua sot me grupin nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja dhe stafit teknik.

Elezi vjen nga ekipi Under19 i ekipit Francez SM Caen dhe është pjesë e përfaqësueses U19 dhe Under21 të Maqedonisë së Veriut. Vlen të theksohet se 18-vjeçari mban shiritin e kapitenit tek kombëtarja Under19 e shtetit fqinj.

————————

PROFILI I LOJTARIT:

Datëlindja: 1 Mars 2001

Vëndlindja: Shkup

Nënshtetësi: Shqiptar, Maqedonia e Veriut

Gjatësia: 1.81 M

Pozicioni: Mesfushor qëndër

Këmba e fortë: E djathta

————————

Welcome Agon Elezi!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.