“Aktobe, testi i fundit në Antalya”

Klubi ka mbyllur sot ditën e 12-të të përgatitjeve ndërkohë që nesër do të zhvillohet dhe testi i fundit miqësor në Antalya.

FC Aktobe nga Kazakistani do të jetë rivali i fundit për të besuarit e trajnerit Daja. Takimi është programuar të zhvillohet nesër, 18 janar, ora 15:00 (Ora Shqiptare) në Titanic Kundu Stadium.

Takim mjaft i vlefshëm për stafit teknik i cili do të ketë mundësinë të zhvillojë një test final, 24 orë përpara rikthimit në shqipëri.

Takimi do të zhvillohet në Titanic Sport Center, kompleksi ku ekipi ynë po përgatitet prej 12 ditësh.

Aktobe e mbylli sezonin në vëndin e 9-të në superligën Kazake pas 33 javësh ndërkohë që po zhvillon në Antalya fazën përgatitore për sezonin e ri.

Ky do të jetë takimi i parë mes dy klubeve.

——————————

Antalya Training Camp

KF Skënderbeu – FC Aktobe

18 janar 2018, ora 15:00

Titanic Kundu Stadium

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.