Asnjë surprizë, Skënderbeu bën detyrën

Skënderbeu bën detyrën duke fituar ndaj Laçit dhe ruan avantazhin prej 14 pikësh ndaj Kukësit.

Dominim total, 4 gola, lojë e bukur, raste me shumicë, aspak sforcim. Renditja i jep qetësi të madhe mendore Skënderbeut, loja ecën “vaj” dhe mungesat nuk përbëjnë problem.

E patën shumë të thjeshtë ujqërit sfidën ndaj Laçit, teksa në Korçë kurbinasit u ndëshkuan që në minutën e 4-t me Fidan Alitin që goditi saktë me kokë pas asisitit perfekt të Muzakës.

Ky ishte goli i parë për mbrojtësin kosovar me fanellën e Skënderbeut. Në minutën e 36-të Skënderbeu dyfishoi shifrat me njeriun e momentit Ali Sowe i cili dërgoi në rrjetë një top perfekt të marrë nga Bruno Dita, duke ia bërë më të thjeshta gjërat skuadrës së Ilir Dajës. Por Sowe nuk e ndal me kaq teksa pas dygolëshit ndaj Kukësit realizoi një tjetër dygolësh ndaj Laçit.Në minutën e 56-të sulmuesi nga Gambia hipotekoi fitoren e Skënderbeut me golin e tij të 10-të sezonal në kampionat.

Në të 84-ën kishte festë edhe për sulmuesin më të ri të korçarëve Blerim Krasniqi i cili i ardhur në fushë nga stoli shfrytëzoi një asist fantastik të Sabien Lilajt, duke realizuar golin e tij të parë në Superiore me Skënderbeun. Në Korçë gjithçka u mbyll me suksesin 4-0 të bardhekuqëve të cilët u ngjitën në kuotën e 50 pikëve në kampionat.

Skënderbeu-Laçi 4-0

Shënues: Aliti 4′, Soue 36′, 56′, Krasniqi 84′

Skënderbeu: Shehi, Radas, Aliti, Mici, Dita, Vangjeli, Muzaka (Lilaj 79′), Gavazaj (Sahiti 71′), Nimaga, Xhejms, Soue (Krasniqi 76′). Trajner: Ilir Daja. 

Laçi: Selmani, Shtubina (Xhixha 46′), Qaqi, Lulaj, Sefgjini, Gjoni (Jonuzi 63′), Bardhi, Eskerda, Fangaj, Uzuni (Zogaj 46′), Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani: 

Karton i verdhë: Vangjeli 41′

GOLAT

4′ – Muzaka hakron nga një goditje këndi, Aliti me kokë tregohet i saktë dhe gjen rrugën e rrjetës.

36′ – Soue realizon mjaft bukur, pas një pasimi me kokë nga ana e Ditës.

56′ – Një harkim nga Muzaka, nuk largohet siç duhet nga brojtja kurbinase, Soue në shtyllën e dytë mjaft bukur realizon golin e dytë personal.

84′ – Krasniqi mjaft bukur avancon para dhe godet saktë, duke katërfishuar rezultatin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.