“Barazim 1-1 ndaj Viitorul Costanta”

Është mbyllur në barazim 1-1, testi i 3-të miqësor në Antalya ndaj kampionëve në fuqi të Rumanisë, Viitorul Costanta.

Trajneri Daja e nisi ndeshjen me titullarët e zakonshëm. Pjesa e parë foli totalisht për Ujqërit që dominian totalisht kundërshtarin duke i shkuar disa herë pranë golit me Sowe, lilaj dhe Gavazaj por avantazhi do të vinte në minutën e 40’ të ndeshjes me James Adeniyi i cili gjuan saktë nga vija e 16 metërshit.

Pjesa e dytë do të niste me ndryshime të shumta nga    trajneri Daja i cili hodhi në fushë, Teqja, Gripshin, Krasniqi, Aliti, Demte dhe me kalimin e minutave aktivizoi të gjithë lojtarët në dispozicion.

Ndeshje krejtësisht e barabartë në fraksionin e dytë por Rumunët do të gjenin golin e barazimit në minutën e 58’ me Gavra i cili mbeti i lirë në zonë pas një topi të devijuar nga Teqja.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund pavarësisht rasteve në portat respektive.

———————

FOTOGALERI

This slideshow requires JavaScript.

———————————

Antalya Training Camp

Titanic Lara Sport Center

Viitorul Costanta 1-1 Skënderbeu

Shënues: James 40’ / Gavra 58’

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Lilaj, Muzaka, Gavazaj, James, Sowe.

U aktivizuan: Teqja, Gripshi, Aliti, Vila, Krasniqi, Dita, Mara, Demte.

Viitorul: Rimniceanu, Ghita, Horj, Mladen, Matan, De Nooijer, Vodut, Kofi, Ciobanu, Dragus, Dumitrascu.

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *