“Besiktas, rivali i radhës në Antalya”

Ekipi vijon përgatitjet dimërore në Antalya ku deri më tani është zhvilluar dhe një test miqësor, i humbur 3-0 ndaj Bursaspor.

Testi i radhës për Ujqërit do të jetë ndaj ekipit Turk të Besiktas, takim i cili do të zhvillohet në datën 12 janar, ora 15:00 në kompleksin “Antalya Gloria Sports Arena”.

Besiktas mban vëndin e 4-rt pas 17 javësh në Superligëm Turke, vetëm 6 pikë nga vëndi i parë ndoshta i kondicinuar edhe nga pjesmarrja në grupet e Champions League ku vlen të përmëndet që gjigandi Turk kaloi grupet e kompeticionit më madhor në Europë dhe tashmë do të ndeshet me Bayern Munchen në 1/16 e këtij kompeticioni.

Kjo nuk është hera e parë që Skënderbeu ndeshet me Besiktas. Kujtojmë që të dy ekipet janë ndeshur 2 herë më grupet e Europa League 2015/16 ku në të dyja takimet fitues kanë dalë Turqit.

——————————
Antalya Training Camp

Besiktas – Skënderbeu

12 janar 2018 / Ora 15:00

Antalya Gloria Sports Arena

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.