‘Biletat në shitje, transporti falas’

Skënderbeu luan ditën e dielë ndaj Laçit për finalen e kupës së Shqipërisë, ku objektivi i vetëm mbetet fitimi i trofeut për herë të parë në historinë e klubit.

Ashtu siç ju kemi njoftuar paraprakisht, klubi ka vendosur transport falas për të gjithë tifozët që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Elbasanit për të ndjekur finalen. Ujqërit mblidhen në orën 15:00 para stadiumit për tu nisur drejt Elbasanit.

Ndërkohë ju njoftojmë se Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë në shitje biletat e ndeshjes të cilat mund ti blini në pikat e shitjes si më poshtë:

  • Përballë me kinemanë (Korçë)
  • Dyqani zyrtar i FSHF (Tiranë)
  • Stadiumi ‘Elbasan Arena’

Tifozët Bardhekuq do të qëndrojnë në Tribunat: C1, C2 dhe C3 dhe bileta kushton 300 lekë. Çmimet e biletave për të gjitha tribunat janë si më poshtë:

  • C1, C2 & C3 (ultrasit) – 300 lekë
  • D, E & F – 300 lekë
  • A & B – 1000 lekë
  • Tribuna VIP – 2000 lekë

Ftojmë të gjithë tifozët bardhekuq ti bashkohen ekipit në këtë transfertë dhe për tu rikthyer së bashku ne Korçë me trofeun e munguar.

Bashkë ja dalim!

—————————————

Kupa e Shqipërisë / Finale

Skënderbeu – Laçi

Të dielë, 27 maj / Ora 19:00

Stadiumi ‘Elbasan Arena’

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.