Daja: Dinamo e fortë por kemi shanset tona

Daja: Dinamo e fortë por kemi shanset tona

655
SHPËRNDAJE

Skënderbeu është njohur dje me kundërshtarin e Play-off të Europa League. Ashtu si dy vite më parë, goglat kanë vendosur Ujqërit përballë gjigandëve të Dinamo Zagreb.

Për trajnerin Ilir Daja, Dinamo Zagreb është një kundërshtar i fortë por jo i pakalueshëm. Tekniku bardhekuq ka folur gjatë për kundërshtarin dhe shanset për kualifikim.

“Çdo kundërshtar që do na binte do të ishte i vështirë dhe i fortë. Dinamo Zagreb është një klub me histori. Përveç lojtarëve cilësorë ka dhe menaxhim të mirë. Skënderbeu e ka pasur përballë para dy vitesh dhe e njeh pak a shumë. Për momentin nuk kam parë ndeshje të tyre por duke filluar nga sot do filloj të mbledh materialin për të nxjerë konkluzionet. Dinamo vjen si favorite por ne besojmë dhe do bëjmë gjithçka për të kaluar më tej. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të tregojmë se nuk jemi rastësisht këtu”, U shpreh trajneri Daja në lidhje me shortin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU