Daja: Duhet të japim maksimumin

Trajneri bardhekuq, Ilir Daja ka folur për mediat në prag të ndeshjes ndaj Partizanit duke u shprehur se nuk i beson renditjes dhe formës që po kalon Partizani, duke evidentuar se ky duel mbetet i vështirë për disa arsye.

“Ndeshja me Partizanin është e vështirë për atë që kanë dhënë skuadrat në vitet e fundit. Nuk duhet të llogarisim humbjen e javës së shkuar dhe klasifikimin. E vlerësojmë maksimalisht Partizanin, kjo sepse ne nuk kemi kontigjentin e plotë. Për këtë arsye është ndeshje e vështirë, kushdo që luan duhet të japë maksimumin”

Në këtë përballje do të mungojnë Bajram Jashanica dhe Sabien Lilaj, ndërkohë që gjendje gripale kanë kaluar Vangjeli, Vila dhe Muzaka. Për këtë arsye pritet të ketë ndryshime në formacion ndërkohë që Daja i ka idetë e qarta për titullarët.

“Titullarë do të jenë ata që kanë përballuar sezonin, nuk do të kemi lojtarë të rinj në formacionin bazë. Pritshmëria e tifozëve është e madhe, kemi bërë rrugëtim të mirë deri tani. Skënderbeu është ndërtuar i tillë për të fituar.”

PRONONCIMIN E PLOTË MUND TA NDIQNI NË KANALIN ZYRTAR NË YOUTUBE:

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *