Daja e Shehi: Po kthehet Skënderbeu i rekordeve

Daja e Shehi: Po kthehet Skënderbeu i rekordeve

1372
SHPËRNDAJE

Trajneri Daja dhe kapiteni bardhekuq, Orges Shehi jane shfaqur mjaft të lumtur dhe të emocionuar për kualifikimin në turin e tretë eliminator në Europa League

Ilir Daja: “Emocionet shtohen kur eliminon një ekip si Kayrati. Edhe lojtarët e mi eksperienca i ka ndihmuar. Jemi vënë në vështirësi me vënien e Lilës me karton të kuq, pastaj u treguam pragmatistë. Nuk kemi lojtarë që të rrijmë në mbrojtje, por edhe kundërshtari nuk na shqetësoi sepse nuk krijoi raste të pastra. Futbolli luhet për tifozët dhe kur të mbështesin në këtë formë të japin më shumë forcë për të punuar për të ardhmen.Sebino Plaku detyrën që ia kërkuam e bëri mirë, duhet t’i kthehet besimi tek vetja, për të nxjerrë në pah vlerat e veta”

Orges Shehi: “Është arritje pas një viti shkëputjeje, treguam edhe një herë që është po ai skenderbeu i rekordeve. Nga eksperienca eshte që nuk duhet të qëndrosh në mbrojtje. Vetëm në minutat e fundit na vunë nëvështirësi dhe kjo është normale. Jemi futur të futush të përqendruar, dhe e dinim që do të na vinin rastet për shënim.Hapat do t’i hedhim një e nga një. Do të festojmë pastaj do të mendojmë për kundërshtarin e radhës.Me këto paraqitje që kemi bërë kemi treguar se jemi në rrugën e duhur. Ne besojmë te forcat tona për t’u përballur me cdo kundërshtar”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU