Daja: Fitore e madhe, me mungesa pa fund

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, nuk e fshehu kënaqësinë pas fitores ndaj Partizanit, sfidë e fituar pavarësisht nga vështirësitë e shumta.

“E kishim menduar që do ishte një ndeshje e vështirë, sepse kemi pasur shumë probleme me gjendjen gripale. Gjysmën e ekipit nuk e kisha në dispozicion gjatë gjithë javës. Mici dhe Vangjeli sakrifikuan, gjithashtu mungonin Jashanica dhe Lilaj.  Gjithçka që ndodhi sot është e pranueshme për shkak të mungesave.  Nuk na kishte ndodhur kurrë më parë kjo situatë e disfavorshme”.

FATI –  “Unë do të thoja që futbolli ka edhe fatin me vete, pavarësisht se nuk ishim në ditën më të mirë. E dinim që Partizani do ta luftonte shumë ndeshjen e sotme. Kjo ndeshje është kthyer në një “derbi”. Kampionati vazhdon dhe nuk duhet ta ulim ritmin. E rëndësishme është që morëm trepikëshin. Në qoftë se arrijmë një stad, duhet të kërkojmë një tjetër nivel”

SOWE I IZLOLUAR – “Nuk është faji i tij. Duhej që ose Xhejms ose Gavazaj të shkonin dhe të plotësonin thellësinë. Në qoftë se një lojtar sulmues nuk ka mbështetjen e linjës së parë dhe të dytë është i vetëm edhe duhet të shkojë të goli, vetëm nëpërmjet veprimeve individuale. Besoj se nuk është problemi i Souesë, por i mbështetjes më shumë.

NIMAGA –  “Nimaga për vetë mënyrën e stërvitshmërisë që ka pasur gjatë kësaj periudhe, nuk ka vazhdueshmëri. Edhe Nimaga edhe Dita, janë me tipare mbrojtëse. Me futjen e Muzakës, ekipi gjen rrjedhën e duhur në manovrën e sulmit”

HETIMET E UEFA-s –  ”E mendoja më të vështirë situatën. Ne kemi pasur mbështetjen e lojtarëve më me eksperiencë. Ata kanë qenë shumë motivues”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.