Daja: Goli deçiziv, kemi shanset tona

Daja: Goli deçiziv, kemi shanset tona

404
SHPËRNDAJE

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, nuk ka qenë aspak i kënaqur me lojën e treguar në fushë nga skuadra e tij gjatë humbjes 2-1 në Çeki përballë Mllada Boleslavit. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ai tha se humbja e shpeshtë e topit në zona të rrezikshme i dha mundësinë kundërshtarit që t’i vendoste në vështirësi. Megjithatë, goli në fushë të huaj ka shumë rëndësi për Dajën dhe ai i shikon si të barabarta mundësitë e kualifikimit.

“Fillimin e ndeshjes nuk e kishim ne ritmin e duhur sepse duhet te luanim shpejt dhe nuk e di pse ndeshja filloi ashtu. Kundershtari na vuri ne vështiresi. Pjesa me e madhe ka qene humbja e topit ne zonat e rezikshme nga ana jomë. Për pjesën e parë duke qënë se humbëm shpesh topin nuk patëm raste për të shënuar. Në pjesën e dytë morëm me shumë teritor dhe ishim më kërkues. Arritëm të shenojmë dhe humbëm përqëndrimin. Nuk është diçka e mirë për ne duke parë edhe eksperiencen që kemi. Shenimi i golit në fushën kundërshtare na jep shans për të bërë një tjetër paraqitje në ndeshjen e kthimit. Mendoj qe kemi shanset tona dhe të dy ekipet kanë të njëjtat shanse për kualifikim”, U shpreh trajneri Daja për mediat Çeke

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU