Daja: I kënaqur me skuadrën, duam të dy trofetë

Skënderbeu ka bërë detyrën ndaj Lushnjës së vendit të fundit dhe çdo javë që kalon, i afrohet edhe më shumë titullit kampion. Trajneri Daja tha se skuadra e kishte vlerësuar maksimalisht kundërshtarin, pavarësisht pozicionit në renditje.

Luajtët me skuadrën e vendit të fundit, por sërish i njëjti formacion. Mos duhej t’i jepje më shumë hapësirë lojtarëve të stolit?

Në fakt Lushnja është vërtetë në fund të tabelës, por luan mjaft mirë futboll dhe duhet ta vlerësonim maksimalisht. Lojtarët që kanë luajtur më pak, kanë gjithë seancat stërvitore në dispozicion, për të treguar veten dhe për të më bindur se e meritojnë formacionin. Sot ishin Nimaga dhe Dita, që luajtën nga fillimi dhe që po bindin me paraqitjet e tyre. Të njëjtin shembull duhet të ndjekin edhe të tjerët.

Kampionati thuajse i hipotekuar, a do të përqendroheni edhe te Kupa tashmë?

Objektivi i klubit është të fitojë çdo ndeshje dhe çdo trofe të mundshëm. Natyrisht që do të synojmë të triumfojmë edhe në Kupë, duke qenë se në kampionat jemi disi më komodë.

Sowe po shkëlqen nga java në javë, në takimet e fundit. Çfarë ka ndryshuar te sulmuesi?

Në fakt edhe në bisedat me njëri-tjetrin, lojtarët ia kanë evidentuar se forma fizike e sulmuesit është përmirësuar ndjeshëm kohët e fundit. Sowe po stërvitet shumë mirë dhe po arrin maksimumin e formës së tij, çka e ndihmon të zgjidhë më mirë situatat në zonë.

A përfiton Skënderbeu nga shpërthimi i Sowe-së, përveç anës sportive?

Me aspektin financiar dhe klauzolat e kontratës, merren menaxherët e klubit, që besoj se duhet ta kenë sistemuar këtë detaj. Por, nëse nuk e kanë bërë, normalisht që do të përsëritet rasti Ekuban, me Partizanin.

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.