Daja: Kampionati objektivi ynë primar

Daja: Kampionati objektivi ynë primar

288
SHPËRNDAJE

Objektivi kryesor i Skënderbeut është Kampionati sepse nëpërmjet ecurisë pozitive në Kategorinë Superiore, skuadra mund të bëjë një rrugëtim të suksesshëm edhe në Europë. Tre ditë pas transfertës së vështirë të Kievit, trajneri i bardhekuqve, Ilir Daja duhet të mendojë për duelin e javës së dytë kundër Kamzës duke e pranuar se ky 90 minutësh është shumë i rëndësishëm për djemtë e tij.

“Të gjithë e kemi të qartë që objektivi jonë priar është kampionati. Mendoj që kemi bërë një pjesë të parë të mirë në Kiev. Stadiumi i Kamzës do na duket më i mirë se ai i Kievit sepse objektiv kemi titullin dhe do jetë një luftë e gjatë në 36 javë. Pres të bëjmë të njëjtën gjë me Kamzën”.

MUNGESAT – Do fillojmë rotacionin që këtë javë. Rikthehet Nimaga por mungojnë Osmani dhe Jashanica. Duke parë ngarkesën e ndeshjes jemi të detyruar të bëjëm rotacion pa pridhur ekujlibrat në lojë dhe cilësinë e lojës. Në Europë do të kenë prioritet ata lojtarë që nuk kanë shumë minuta për të promovuar sa më shumë lojtarë”.

EUROPA LEAGUE – “Në fazën eliminatore të Europa League nuk kemi bërë shumë llogari gjatë ndeshjeve. Kemi luftuar ballazi me cdo kundërshtar për të parë se ku mund të shkojmë në këtë lloj kometicioni. Nëse do të luajmë si grup i vetëm mund të bëjmë edhe dicka të paparashikuar”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU