Daja: Këta djem meritojnë vlerësime

Daja: Këta djem meritojnë vlerësime

299
SHPËRNDAJE

Në përfundim të ndeshjes ndaj Partizanit trajneri Daja u shpreh u kënaqur me performancën e ekipit duke pasur parasysh mungesat e shumta në organikë. Tekniku bardhekuq e cilësoi një sezon pozitiv kampionatin e mbyllur.

Ilir Daja: “Mbyllëm një sezon mjaft të mirë sot dhe mendoj që bëmë një paraqitje të mirë që në momnetin kur kemi grumbullar 80% të pikëve. Ishte një kampionat që e humbëm titullin në ndeshjen në kukës ndeshje të cilën e panë të gjithë sesi u zhvillua. Nuk na panë të garojmë deri në fund dhe mendoj që kjo ishte ajo që e pengoi Skënderbeun të bënte mirë dhe të fitonte titullin kampion. Në një kampionat ku që pas ardhjes sime këtu kemi marrë vetëm një humbje me Partizanin me një lojë shumë të mirë. Këta djem meritojnë vlerësime. Sot kemi bërë një ndeshje të mirë pavarëisht se ishim me shumë mungesa i kemi bërë mbylljen më të mirë sezonit. Për kupën nuk dua të flas sot pasi nuk është momenti i duhur. Nga neser do të karikoj ekipin dhe do të mendoj për kupën”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU