Daja: Ky vendim, ogur i mirë

Trajneri Daja ka dalë sot në konferencë për shtyp ku i është përgjigjur interesit të mediave në prag të takimit ndaj Kamzës.

Tekniku bardhekuq e nisi fjalen e tij me urimin për rikthimin e titullit kampion: “E nisim këtë konferencë me lajmin pozitiv për tifozët, për rikthimin e titullit kampion të sezonit 2015-16”.

VENDIMET E FUNDIT- “Këto çështje i di zyra e avokatisë që po ndjek çështjen dhe nuk me takon mua ti analizoj por mendoj se ky vendim pozitiv nga CAS është ogur pozitiv për vazhdimësinë. Vendimi i parë nga UEFA ndikoi dukshëm në lojën e ekipit dhe sigurisht ky vendim i ardhur sot është bonus ku lojtarët do tentojnë të bëjnë realitet një ëndërr më të madhe se ajo që kemi arritur deri më sot”.

NDESHJA E RADHËS – “E kemi vlerësuar maksimalisht pasi Kamza është i vetmi ekip që na ka marre dy barazime. Gjëndja psikologjike e ekipit është mjaft pozitive pas spaktaklit në Vlorë por duhet të djersisim shumë për të vazhduar ecurinë pozitive”.

DIFERENCA E PIKËVE – “Ne i kemi marrë ndeshjet një e nga një. Nesër duhet të fokusohemi për të marrë 3 pikshin e radhës . Nuk na intereson diferenca, ajo që ka rëndësi është të mbyllim kampionatin sa më shpejt. 

I pyetur nga gazetarët e pranishëm nësë ka ndonjë mesazh për tifozët, trajneri Daja u përgjigj: “Duhet të bëjmë atë që kemi bërë deri më tani të gjithë bashkë, të ecim para drejt sukseseve të tjera. sepse ky qytet e meriton”.

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.