Trajneri Daja: Ndaj Flamurtarit të shfaqim mentalitet fituesi

Trajneri Daja: Ndaj Flamurtarit të shfaqim mentalitet fituesi

1452
SHPËRNDAJE

Skënderbeu i Ilir Dajës është gati për debutimin e parë me timonierin e ri në krye dhe këtë gjë pritet ta bëjë ditën e neserme në takimin kundër Flamurtarit. Natyrisht që premiera për Ilir Dajën është e mbushur me emocione dhe pritshmëri të madhe për një nise të mbarë të aventurës me kampionët në fuqi.

Në konferencën e parë për shtyp si trajner i Skënderbeut, ilir Daja tregon pritshmëritë që ka për këtë grup lojtarësh, arsyet pse e pranoi të ishte në stolin e Skënderbeut si dhe kërkon fitoren kundër Flamurtarit si nisjen e dukur të rugëtimit drejt vendit të parë.

“Ndeshja e radhës është gjithnjë e vështirë. Të gjitha energjitë psikofizike do t’i përqëndrojmë atje. Pritshmëria jonë ëhstë e madhe për këtë takim dhe pikërisht këtë gjë ne duhet ta kthejmë në një motivim më të madh në mënyrë që të shkojmë drejt suksesit duke luajtur mirë, por duke qënë edhe pragmatistë pasi nuk besoj se ekipi e ka formën e tij maksimale në kaq pak ditë punë. Mendoj që ndaj Flamurtarit duhet të shfaqim mentalitet fituesi nga minuta e parë deri në minutën e fundit të takimit. Por duke mos kaluar në aventurë, duke qënë të ekuilibruar për të pasur më shumë garanci. Unë mendoj gjithmonë se nëse rezultati shoqërohet me lojën e mirë është një garanci më shumë për të ardhmen. Nesër ekipi duhet të jetë pragmatist”, U shprej trajneri Daja

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU