Daja: Presim shume nga afrimet e reja

Daja: Presim shume nga afrimet e reja

1913
SHPËRNDAJE

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, pas barazimit me Laçin në Kupën e Shqipërisë dha këtë deklaratë për SuperSport:

“Ndeshje e vështirë, kishim disa ndryshime në formacion, kishim një Osmani që luajti në mesfushë dhe një Xhejms që ishte një hije e vetvetes. Jam i kënaqur me rezultatin, por më shqetëson loja, sepse shumë rivalë do vijnë në Korçë të mbrohen me forca të shumta.”

Afrimet e reja? “Nuk i kam ende të gjithë në dispozicion, kur t’i kem do të flas. Presim shumë prej tyre, sepse janë të gjithë afrime në repartin e sulmit, ku kemi probleme.”

Osmani në mesfushë? “Zgjedhje momentale, e detyruar, nuk është plan për të ardhmen.”

Numri i madh i lojtarëve ofensivë në dispozicion? “Problemi ynë i madh në këtë moment është sulmi, ndaj mendoj se do të kemi më shumë mundësi zgjedhjeje dhe do të luajmë shumë ndeshje, ndaj nuk kemi menduar ndonjë largim deri në fund të sezonit, sepse kemi nevojë për të gjithë.”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU