Daja: Shkojmë për 3 pikë dhe lojë të bukur

Trajneri bardhekuq ka folur për mediat në prag të ndeshjes që Skënderbeu luan nesër në transfertën e Kukësit.

Në prononcimin e tij të zakonshëm, trajneri Ilir Daja u shpreh se pavarësisht mungesave ekipi do të shkojë në Kukës jo vetëm për fitore por edhe për të dhuruar lojë të bukur.

GJËNDJA E EKIPIT – “Kemi një gjëndje pak a shumë si ndaj Partizanit. Vila, Muzaka, Vangjeli dhe Muzaka kanë qënë prezent në seancat stërvitore. Mungon Radas i cili përbën problem pasi në atë sektor mungon Jashanica i dëmtuar dhe Osmani i cili mbetet në ‘pikëpyetje’ për tu aktivizuar. Gjithsesi këto nuk janë justifikime dhe mendoj se gjithë pjesa tjetër që kemi në dispozicion do të japin maksimumin për të vijuar ecurinë pozitive të rezultateve”.

OBJEKTVI – Ne në çdo ndeshje shkojmë për fitore me këdo ekip luajmë si në shtëpi por edhe në transfertë. Ne nuk dijmë një mënyrë tjetër të luajturi. Pritshmëria e tifozëve përveç fitores është dhe loja e bukur kështuqë jemi të imponuar që në çdo fushë të shkojmë për fitore”.

DIFERENCA – “Diferenca e pikëve na jep qetësi psikologjike. Ne duhet të vazhdojmë ecurinë që kemi, nuk mendojmë për të vrarë kampionatin por mendojmë të rrisim diferencën e pikëve dhe cilësinë e lojës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.