Daja: E vështirë por shkojmë për fitore

Korçarët do të udhëtojnë në Shkodër për fitoren e parë në kampionat në këtë vit kalendarik dhe për t’i dhënë vazhdimësi suksesit të Kupës në Durrës. Pavarësisht vështirësive që ndeshja në ‘Loro Boriçi’ paraqit për Skënderbeun, trajneri Ilir Daja ka besim te skuadra e tij.

“Reaguam pas humbjes në Gjirokastër. Jemi përgatitur për një transfertë të vështirë në Shkodër, edhe sepse Vllaznia kërkon të dalë nga gjendja në renditje. Por, në Shkodër luhet futboll dhe me një terren të mirë si ‘Loro Boriçi’, besoj përtej vështirësive, që te kjo transfertë do të shkojmë për të marrë fitoren”, u shpreh Daja.

RIVALËT – “Na duhet që të kthehemi në ritmin dhe nivelin e paraqitur në gjysmën e parë të kampionatit dhe më pas të shohim se çfarë bëjnë rivalët. Sigurisht që përplasja e dy skuadrave që na ndjekin më afër, është një bonus, por mendjen e kemi të transferta në Shkodër për të realizuar objektivin e titullit kampion, sepse në këtë mënyrë shkohet më lehtë në Europë”.

TITULLARËT – “Kemi ndoshta jo 100 % të përcaktuar formacionin, natyrisht duke parë edhe lojën e kundërshtarit. Të gjithë kontingjentin e kemi në dispozicion dhe nëse ndonjë lojtar nuk do të mund të japë më të mirën, mund të ndërhyjmë në fillim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.