“Demte: Titulli obligim, jo opsion”

Skënderbeu vijon përgatitjet për sezonin e ri nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi ndërkohë që sot qënë radha e Etiopianit, Beneyam Demte për të dalë në konferencë për shtyp.

20-vjeçari u shpreh para mediave se klubi mbetet sërish në garë për objektiva madhore.

  •  Sezonin e kaluar patët shumë pak minuta në këmbë por keni luajtuar dy ndeshjet e para miqësore si titullar. Cilat janë pretendimet tuaja për sezonin e ri?

E vërtet nuk kam luajtur shumë por shpresoj të ndodhë në sezonin e ri, jemi në fazë përgatitore dhe unë do mundohem të bëj më të mirën time për të fituar minuta edhe në kampionat.

  •  Jeni pjesë e Skënderbeut prej dy vitesh, si ju duket ky ekip në krahasim me ekipin e vjetshëm?

Patëm një ekip të mirë, zhvilluam një super sezon dhe u shpallëm kampion. Por besoj dhe shpresoj se do të dalim sërish kampion. Cilësia mbetet ndaj e kemi detyrim të punojmë fort të gjithë për të dalë sërish kampion. Titulli nuk është opsion për Skënderbeun por obligim.

  •  Disa lojtarë të rëndësishëm janë larguar, mendon se do të jetë e vështirë të zëvëndësohen?

Janë larguar lojtarë cilësorë që na ndihmuan të arrinim objektivat tona ndaj na duhet ti respektojmë gjithsesi shohim para, grupi mbetet cilësor dhe të gjithë lojtarët e afruar kanë kualitet dhe vijnë për të na ndihmuar për të shkuar drejt titullit. E rëndësishmë është të fokusohemi në stërvitje dhe të punojmë fort për të vijuar me sukseset dhe arritjet e klubit në vitet e fundit.

  •  E shihni veten titullar dhe në cilin pozicion e gjeni më shumë veten?

Nuk mund ta them, un punoj fort më pas është trajneri ai që vendos se kush do të luajë. Mund të luaj dhe në qëndër edhe në krah por është trajneri ai që vendos. Nëse ma kërkoj do sakrifikoja për të…

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.