Dita: Mendoj se e kam merituar formacionin

Mesfushori Bruno Dita ishte njeriu i ndeshjes ndaj Lushnjës. Dita foli shkurtimisht për “Supersport” pas takimit ku u shpreh se po tregon më të mirën e tij me ekipin.

A e ke fituar fanellën e titullarit me këto paraqitje?

Këtë gjë e di trajneri, po luaj më mirë sepse kam marrë më shumë minuta dhe po tregoj veten. Mendoj se e kam merituar formacionin.

Për kë ishte dedikimi i goli?

Ishte për dy gjyshet e mia që kanë ndërruar jetë.

Cili është roli ku ndihesh më mirë?

Pozicioni im ideal është ai që luajta sot, mesfushor në qendrën e majtë, në një mesfushë me 3.

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *