‘Ekipi mbyll përgatitjet anti-Flamurtari’

Ekipi ka mbyllur sot paradite përgatitjet për takim e parë 4-rt sezonal ndaj Flamurtarit në transfertë, takim i vlefshëm për Kategorinë Superiore.

Nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi dhe stafit teknik, ekipi ka zhvilluar sot paradite në ‘Tropikal Resort’ një seancë të karakterit tekniko-taktik ku stafi ka dhënë këshillat e fundit në prag të takimit ndaj Flamurtarit…

———————————

GJËNDJA E EKIPIT – “Leonit Abazi mungon në Vlorë si pasojë e pezullimit 1 javor. Me ekipin sot nuk janë përgatitur Kristi Vangjeli i cili ka ndjerë shqetësime në kofshë dhe Blerim Krasniqi i cili po kalon një virozë gripale, çka ka detyruar trajnerin Orges Shehi të punojë taktikisht me Otto John në majë të sulmit. Pjesa tjetër e grupit në gjëndje optimale në prag të takimit”

Ekipi do të grumbullohet në orët e mbrëmjes në qytetin e Vlorës…

———————————

Kategoria Superiore / Java 4

Flamurtari – Skënderbeu

E hënë, 17 shtator / Ora 19:45

Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë

#forcaujqër

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.