Ekipi mbyll përgatitjet anti-Flamurtari

Ekipi ka mbyllur sot përgatitjet në kuadër të takimit ndaj Flamurtarit, takim i cili do të luhet nesër, ora 19:00 në Stadiumin ‘Flamurtari’.

Paradite u zhvillua një seancë stërvitore në fushën me bar artificial të ‘Tropikal Resort’, ku stafi teknik dha këshillat e fundit taktike në prag të ndeshjes.

GJËNDJA E EKIPIT – “Shehi dhe Lilaj janë dy mungesat e vetme për stafin teknik. Pjesa tjetër e grupit në gjëndje optimale në prag të ndeshjes. Stafi mjekësor ka arritur të rikuperojë për këtë takim dy mbrojtësat, Kristi Vangjeli dhe Marko Radas”.

This slideshow requires JavaScript.

Në mbrëmje, ekipi grumbullohet në Vlorë ku është programuar dhe një analizë e fundit nga trajneri Daja.

——————————————

Kategoria Superiore / Java 28

Flamurtari – Skënderbeu

9 prill, e hënë / Ora 19:00

Stadiumi ‘Flamurtari’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.