Ekipi mbyll përgatitjet anti-Flamurtari

Ekipi ka mbyllur sot përgatitjet në kuadër të takimit të 2-të gjysëmfinal ndaj Flamurtarit, takim i cili do të luhet nesër, ora 18:30 në Stadiumin ‘Flamurtari’.

Paradite u zhvillua një seancë stërvitore në fushën me bar natyral të ‘Tropikal Resort’, ku stafi teknik dha këshillat e fundit taktike në prag të ndeshjes.

GJËNDJA E EKIPIT – “Shehi, Dita dhe James, nuk do të jenë në dispozicion të stafit teknik. Kapiteni dhe mesfushori Bruno Dita vijojnë rikuperimet ndërkohë që James duhet të pushojë 7-10 ditë pas tërheqjes muskulore të pësuar ndaj Kamzës. Pjesa tjetër e grupit është shfaqur në gjëndje optimale në prag të sfidës”.

Në mbrëmje, ekipi grumbullohet në Vlorë ku është programuar dhe një analizë e fundit nga trajneri Daja.

———————

FOTOGALERI

This slideshow requires JavaScript.

——————————————

Kupa e Shqipërisë / Gjysëmfinale

Flamurtari – Skënderbeu

18 prill, e mërkurë / Ora 18:30

Stadiumi ‘Flamurtari’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.