“Ekipi mbyll përgatitjet anti-Luftëtari”

Ekipi ka mbyllur sot përgatitjet në kuadër të ndeshjes të javës së 17-të të superligës ndaj Luftëtarit.

Nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja dhe stafit teknik u zhvillua një seancë stërvitore në ‘Tropikal resort”.

Tekniki bardhekuq ka dhënë këshillat e fundit taktike në prag të ndeshjes si dhe ka zhvilluar një test të fundit brënda grupit.

GJËNDJA E EKIPIT – “Trajneri Daja duhet të bëjë në këtë takim pa Suad Sahitin e dëmtuar ndërkohë që në dyshim mbetet Ali Sowe. Sulmuesi është stërvitur sot me grupin por në dyshim mbetet aktivizimi i tij si titullar për shkak të problemeve fizike”

Ekipi ka udhëtuar pasdite drejt Gjirokastrës ku edhe do të akomodohet në prag të sfidës.

—————————————

Kategoria Superiore / Java 17

Luftëtari – KF Skënderbeu

26 janar, Ora 14:00

Stadiumi ‘Gjirokastra’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.