“Ekipi mbyll përgatitjet anti-Partizani”

Ekipi ka mbyllur sot në mesditë përgatitjet për takimin e radhës të kategorisë superiore ndaj Partizanit.

Stafi teknik me në krye trajnerin Ilir Daja kanë dhënë sot instruksionet dhe këshillat e fundit taktike gjatë seancës stërvitore të zhvilluar në anekset e stadiumit.

This slideshow requires JavaScript.

GJËNDJA E EKIPIT – “Ekipi nuk vjen në këtë takim në gjëndjen më të mirë të mundshme si pasojë e një virozë gripale. Sabjen Lilaj është e vetmja mungesë e konfirmuar përveç Jashanicës i cili po rikuperohet nga dëmtimi në gju. Stafi mjekësor ka rikuperuar Vangjelin, Muzakën dhe Vilën në kohë rekord”.

Menjëherë pas seancës stërvitore, ekipi është grumbulluar ndërkohë që trajneri Daja ka programuar një video analizë të kundërshtarit në orët e mbrëmjes.

———————————

Kategoria Superiore 

Skënderbeu – Partizani

Nesër, e shtunë / Ora 17:00

Stadiumi ‘Skënderbeu’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.