‘Ekipi mbyll përgatitjet anti-Teuta’

Ekipi ka mbyllur sot përgatitjet për takimin e javës së 34-rt ndaj Teutës e vlefshme për kategorinë superiore.

Nën drejtimin e trajnerit Daja dhe stafit teknik, ekipi ka zhvilluar pasdite seancën e fundit përgatitore tek fusha e re me bar natyral e kompleksit sportiv.

Ashtu siç edhe ishte parashikuar, trajneri Daja ka zhvilluar sot një seancë taktike si dhe ka praktikuar goditjet standarte me lojtarët të cilët kanë pasur më pak minutazh në këmbë gjatë sezonit.

———————

FOTOGALERI

This slideshow requires JavaScript.

GJËNDJA E EKIPIT – “Përveç Fidan Alitit të skualifikuar dhe Marko Radas i cili ka marrë leje disa ditore nga klubi, pjesa tjetër e grupit është shfaqur në gjëndje optimale dhe të gjithë do të jenë në dispozicion të trajnerit Daja”.

——————————————
Kategoria Superiore / Java 34

Skënderbeu – Teuta

Nesër, 13 maj, ora 17:00

Stadiumi ‘Skënderbeu’

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.