“Ekipi mbyll përgatitjet anti-Vllaznia”

Ekipi ka mbyllur sot përgatitjet në kuadër të takimit ndaj Vllaznisë, takim i cili do të luhet nesër, ora 14:00 në ‘Loro Boriçi’.

Në mesditë u zhvillua një seancë stërvitore në fushën me bar natyral të ‘Tropikal Resort’, ku stafi teknik dha këshillat e fundit taktike në prag të ndeshjes.

GJËNDJA E EKIPIT – “Shehi dhe Lilaj janë dy mungesat e vetme për stafin teknik. Kapiteni ka nisur fazën e riaftësimit nën mbikqyrjen e fizioterapistit Jorgo Pantazi dhe me shumë mundësi, ditën e hënë do të nisë vrapimet në fushë. Pjesa tjetër e grupit në gjëndje optimale në prag të ndeshjes”. 

Në mbrëmje, ekipi grumbullohet në Shkodër ku është programuar dhe një analizë e fundit nga trajneri Daja.

———————————————

Kategoria Superiore / Java 27

KF Vllaznia – Skënderbeu

31 mars, e shtunë / Ora 14:00

Stadiumi ‘Loro Boriçi’.

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *